Ku jam unë
Ku je ti
Të prita.
Flas po kush më dëgjon
Flas me veten se askush s’kupton këtë herë
Puthje në largësi
Por ti puthjen nuk ma kthen dhe pres përherë
Muret këngë më këndojnë,
Këngën e vetmisë në shpirt dhe pres çdo herë
Pres, ku je
Kush po të pengon, pse hesht
Botë mos qesh
Unë qaj dhe pres, mos përqesh
Fala dhe asgjë s’kam
s’më ka mbetur më asgjë të fal në jetë
Puthje në largësi
por ti puthjen nuk ma kthen dhe pres përherë
Prita sa mund të pres
Si kristal pritja u bë u tret dhe vetë.