Florent Buca, tashmë ka krijuar stilin e tij të identifikueshëm artistik. Puna artistike e tij dallohet me pak forma, vija, subjekte e ngjyra, ku ilustrohen ndodhitë momentale-sociale-politike, kujtimet, historia, trashëgimia e emocionet.
Buca i cili ka përfunduar studimet bazë dhe ato-post diplomatike në Universitetin e Prishtinës, dega e dizajnit grafik, ka zgjedhur për teknika fokusi, artin grafik, kaligrafinë, vizatimin, fotografinë dhe ilustrimin.
Gjatë periudhës së panmdemisë COVID 19, Buca ka realizuar një sërë punimesh të veçanta të ciklit ‘Art Minimal’ nisur nga idea ku ‘shumë është pak’ dhe ‘pak është shumë’.