Pse Van Gogu zgjodhi Parisin për t’i dhënë fund jetës?

Kur Vincent van Gogh zbriti nga treni, ditën e 20 majit 1890, shkeli në tokën ku edhe do të varrosej.

Ai mbërriti në Auvers-sur-Oise, një fshat rreth 35 km nga Parisi, në kërkim të qetësisë për krizat e shpeshta mendore. Për thuajse dy muaj, dukej se tashmë e kishte gjetur lehtësimin që kërkonte.


Kjo ishte një nga periudhat më pjellore të jetës së tij artistike: 72 piktura, 33 vizatime dhe një gdhendje dolën në dritë falë imagjinatës së tij revolucionare, shumë prej tyre ishin pamje të këtij qyteti piktoresk, transmeton ‘konica.al’.

Sidoqoftë, “demonët u rikthyen” duke shënuar kështu, luftën përfundimtare të artistit. Më 27 korrik, pasditen e të dielës, artisti doli në fushë dhe goditi veten me armë. Dy ditë më vonë, ai humbi jetën.

Van Gogh, nuk la asnjë shënim për vetëvrasjen. Trashëgimia e vetme e shtatëdhjetë ditëve të tij të fundit, ishin letrat e famshme që la, por në asnjërën prej tyre nuk fliste për të.

Piktura e vetme që mendohet se ka paralajmëruar vetëvrasjen e tij, është “Ravens”, ku zogjtë do të ishin lajmëtarët e fatit të keq.

E vërteta në lidhje me atë se, çfarë e shtyu Van Gogh-un në vetëvrasje, nuk do të dihet kurrë. Atë të diel pasdite, ai mori pistoletën e pronarit të pensionit ku po qëndronte, shkoi në pjesën e prapme të kalasë “Léry” dhe qëlloi mbi veten në gjoks. Pastaj u kthye në pension dhe u ngjit në dhomën e tij, pa i treguar askujt. Pronari e gjeti të plagosur, thirri mjekun, por nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Pasuria e veprave së Van Gogh-ut, vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale me kalimin e viteve. Sidoqoftë, krijimet e tij dukeshin të lidhura ngushtë me çmendurinë e tij.

——————

LEXO EDHE:

Vincent van Gogh, artisti që shiti vetëm një pikturë sa ishte gjallë

ObserverKult