Sopranoja Klodiana Brahimi së bashku me këngëtaren Klodiana Vatën kanë interpretuar këngën, “Hallelujah” njërën nga perlat muzikore të të madhit Leonard Cohen.
Interpretimi i dy artisteve shoqërohet nga pianistja Dorina Saraci, violinistja Stela Prela dhe çelistit Enea Nushi artistët realizojnë këtë bashkëpunim nga Shkodra, Tirana dhe Italia.
Kantautori Leonard Cohen e kompozoi këngën “Hallelujah” për albumin “Various Positions” (1984), por njohja e saj më e madhe ka qenë pas interpretimit të jashtëzakonshëm të këngëtarit amerikan Jeff Buckley.