Shikoje diellin që po agon,
Shijoje aromën që kundërmon,
Të lumtun s’bashku këtë ditë të re
E presim ne.
Jo! Lumturia nuk dhurohet,
Nuk falet por fitohet.
Jo! As dy zemra nuk bashkohen
Kur ato s’dashurohen.
Por lumturia e dashnis’ së vërtetë
Ka qenë gjithmonë,
Dhe do të jetë,
Kur zemra e sytë flasin vetë.
Jo! Lumturia nuk dhurohet,
Nuk falet por fitohet.