Pirro Çako: Ruaju, se vajzat i vret bukuria vet (teksti dhe kënga)
Një ditë do ti marrësh stinët ti në gji dhe do të kërkosh më kot gjethet e rëna, s’do të kesh më as flokë ere, dhe as më shikim ylberi, shtigjeve harruar veten do të kërkosh
Një ditë do të shpalosësh vitet që të shkuan, dhe do të numërosh agimet e penduar, por s’do të kesh më zjarr në buzë, dhe as lotë që qeshin ngrohtë, të mahnisesh djemtë, ti si dikur.
Një ditë do ti hash ti buzët e tua gjurmët një nga një do ti pështysh të gjitha vetë e do ta braktisësh ti dhe hijen tënde ruaju, se vajzat i vret bukuria vet.
Dhe secilën ditë ti do ta pagëzosh, me nga një pendim që dhemb deri në kockë, po atëherë s’do kesh sy deti, e s’do të jesh më si sorkadhe, edhe gonxhet ty do të perqeshin.