Bukowski: Mos hiqni dorë- shkonju gjanave deri në fund…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Nëse doni t’bani diçka, shkoni deri në fund. Përndryshe as mos ja nisni.
Kjo i bjen që mundeni me e hup t’dashtunën, njerëzit e afërt, punën dhe asht’ e mundshme edhe kryet!
Mundet me ju ndodhë mos me hangër dy- tri ditë … me u mërdhi në ulset e parkut. Mundet që ua sjell burgun, nënçmimin, përqeshjen por edhe izolimin…
Izolimi asht’ dhuratë, krejt tjerat janë prova se a mundeni me qindru…!
Por ju keni me pasë sukses.
Përkundra refuzimit dhe momenteve t’këqija, ka me qenë ma mirë se sa që e keni paramendu.
Pra, mos hiqni dorë – shkonju gjanave deri n’ fund!
Nuk ka ndjesi t’ngjashme, keni me qenë veç me perenditë, ndërsa netët kanë me u kallë n’flakë.
Keni me kalërue jetën deri te buzëqeshja e përkryeme.
Dhe kjo asht’ beteja e vetme për t’cilën ja vlen me u munu!

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: PSE VETMIA I TMERRON NJERËZIT E DOBËT DHE I FORCON TË FORTËT…