Nga Ilir Demalia
Dëgjova në 24 News Roza Anagnostin të fliste për shembjen e Teatrit.
Me të drejtë Roza tha, “Teatri u la të rrënohej sepse nuk ju ngul asnjë gozhdë për t’u mirëmbajtur për 30 vjet.”
Po a e din Roza, kush ka qenë ministër i kulturës 1992 – 1994 kur Teatri u bë telebingo dhe u shpërbë Kinostudio?
Ka qenë Dhimitër Anagnosti.
1994-1997 minister kulture – Teodor Laço.
Kryetar i Bashkisë se Tiranë 1992 – 1996, Sali Kelmendi.
Kryeministër – Sali Berisha 1992 -1997.
1996-2000, kryetar i Bashkisë se Tiranës – Alber Brojka.
Ilir Meta 1999 – 2003, kryeministër.
Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, 2011-2015.
Prej vitit 2005 – 2013 ministra kulture kanë qenë:
Bujar Leskaj 2005 -2007,
Ylli Pango 2007 -2009,
Ferdinand Xhaferri 2009 -2011,
Aldo Bumçi 2011-2013,
Visar Zhiti prill –shtator 2013,
2005-2013 kryeminister Sali Berisha…
Të gjithë këta që donin të bëheshin fli për Teatrin, por kur u shëmb, fatëkeqësisht, kishin shkuar të marrin një sy gjumë!!! Sot qajnë teatrin?!!
Ç’bënë këta për Teatrin në 16 vjet që kishin të gjitha pushtetet ? Pse “qajnë” sot? Përse duhet t’i besojmë përseri nesër?
Partia Demokratike dhe këta që qajnë me lot krokodili për Teatrin, kanë pasur 16 vjet pushtet kryeministror, ministra kulture, 12 vjet kryetar Bashkisë dhe e kanë rrenuar Teatrin, Tiranën dhe Shqipërine. Janë përgjegjës dhe këta si Rilindja e sektit Ramës në abuzimet, korrupsionin dhe vjedhjet nëpërmjet pushtetit.
Shikoni pasuritë e tyre dhe del llogaria shkatërrimit shumë kollaj. Megjithë se i kanë kopsitur mirë punët dhe me marrëveshjet me Ramën, si kjo e fundit me reformën zgjedhore, i vënë kapakun me SPAK-un për të mbyllur halen e madhe të vjedhjeve, abuzimeve, korrupsionit me pushtetin.
Si ka qenë ka për të qenë.
Selanik e tatëpjeteë/ ObserverKult