Matias Klaudius: Sot ylli është zhdukur…

Një yll ish n’hapesire,
një yll si për çudi,
që ndrinte aq i dlirë
dhe aq me dashuri.

E dija se ku rrinte
në qiell, atje tej
dhe sapo mbrëmja binte
kërkoja gjer ta gjej.

E gjeja natë për natë
i mbushur me gëzim
dhe rrija shihja gjatë
në qiell yllin tim.

Sot ylli është zhdukur,
sot rri kërkoj me kot
një yll aq fort të bukur,
po më nuk e gjej dot.

Përktheu: Petraq Kolevica