Unë e di, do çmendem ndonjë ditë
Dhe do dal kaçak në Kurvelesh,
Si kaçak të liqve t’u zë pritë,
S’u bëj gjë, veç gjuhët do t’u pres.
Ky tërbim më vjen nga këto gjuhë,
Gjuhët po më nisin për kaçak.
Lamtumirë, grua, djalë e çupë
Shpirti im u bë Shahin Matrak!
Unë e di, kështu po nis kjo punë,
Do mbaroj kaçak në Kurvelesh.
Mbase me shajak më qep një gunë
Një labushkë e bukur tek një shesh.
25 prill 1997