Çdo ditë që zbardh
Unë penën marrë,
Shkruaj dashuro në shpirt
Se nga dashuria erdhëm në këtë botë dhe ne
Sot e shoh në mjegullë
…në re
sot e ndiej të strukur larg
dua t’i bëj strehë.
Në sytë e ëndrrës
Ylber i shpresës
Vjen e më zbulon kaltërsinë
Si vjen rrotull Toka
Përreth diellit rrezear
Edhe në rreth mirësisë
Të marrim dritë prej saj
Vjen si klithmë zemre
Mos urre në jete
Larg nga ne urrejtje,
…të urrej…
Vjen dëshirë zemre
Dashuro në jetë
Sa m’u lodh kjo fjalë
…ky shpirt…
Nëse një çast
Troket nga larg
Një kujtim që thotë:
…Urre!
Varkën e harresës
Merre ti dhe larg lundro
Vala ia nis këngës
…harro
Në fund të detit
Gremis urrejtjen
Që as varr mos të ketë
Në këtë jetë
Në fjalor të zemrës
Të mos jetë urrejtja fjalë
Dua gdhendur të lexoj
Dashuro dhe fal.
ObserverKult
———————————————————————————————–
LEXO EDHE:
ELSA LILA: KAM MARRË ME VETE MALL, TË LASHË VETMINË… (KËNGA DHE TEKSTI)
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë
E pate zot.
E lodhur endem sot
Ne dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë.
E pate zot.
E lodhur endem sot
Në dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.
Zyrat e jetës unë lashë atje tek ti
Heshtjen ka marr
Më ngjajnë të tjera yje
që lodhin e shtegun s’ ma ndrrijnë dot
E kanë kot.
Veç në errësirë
Ndjej diku një dritë
Që shpirtin ngroh
E më kthen të ritë
E di vëlla e di
Është vargu yt.
LEXO EDHE: ELSA LILA: SE KA NJERËZ SOT DHE DUAN VETËM LOT’ (TEKSTI DHE KËNGA)