Kur jam pranë dritares ulur,
përmes xhamave që bora i mjegullon
shoh imazhin e saj të bukur
kur kalon… kalon… kalon…
Dhimbja mbi mua ka hedhur të sajin vel: –
një krijesë më pak në tokë
një engjëll më shumë në qiell.
Kur jam pranë dritares ulur,
përmes xhamave që bora i mjegullon
më duket sikur shoh imazhin e saj të bukur
që tashmë nuk kalon… nuk kalon…
Përktheu: Orjela Stafasani