“Buka e duarve tona”, kënga e Alida Hiskut që edhe sot dëgjohet (teksti dhe kënga)

Alida Hisku u lind në Tiranë dhe si vajzë e këngëtares së operave Fiqirete Hisku, ajo filloi të merrej me muzikë qysh në moshë të re. Ishte vetëm 13 vjeçe kur për herë të parë mori pjesë në Festivalin e RTSH-së, ndërsa sot është këngëtare e njohur e muzikës së lehtë.

Më pas, vetëm në këtë festival, ajo mori pjesë edhe disa vite të tjera me radhë.

Me cilësinë e rrallë të zërit dhe dhuntinë që kishte për ta sjellë një këngë para publikut, ajo mori pjesë pjesë edhe nëpër festivale të ndyshme jashtë vendit.

Në vazhdim ua sjellim tekstin e këngës “Buka e duarve tona”.

Teksti është shkruar nga Xhevahir Spahiu, ndërsa është orkestruar nga Kujtim Laro. Me këtë këngë Alida Hisku mori pjesë në edicionin e 14-të të Festivalit të RTSH-së, në dhjetor të viti 1975.

“Buka e duarve tona”

Kjo tokë ngrohu bijtë e mjerimit
Përmbi gurë rriti trima,
rriti lule dhe shpresë
Kjo tokë-me lirinë dashuruar,
Një grusht dheu dhemb si zemra
Me jetën tonë ne e mbrojmë.

Erdh pranvera, çeli jeta,
Fare të re ne hodhëm,
Bukë e gaz u mbushën sofrat,
Valet rrahin tokën.
Toka me njerëzit gëzon.

Toka jonë e lirë,
kudo ne na thërret,
Ne i japim forcë edhe jetë,
Ne fusha dhe male
djersa jonë kullon
Toka shqiptare rinon.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përgatiti: ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

UNIVERSITETI I DURRËSIT I VITIT 1380, I PARI UNIVERSITET NË BALLKAN