Ju ftojmë ta ndiqni të kënduar nga Elvana Gjata këngën “Shqipëri, o nëna ime”, me tekst të Naim Frashërit.
O malet e Shqipërisë
dhe ju lisat e gjatë,
fushat e gjëra me lule
që ju kam ndërmënd ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe
e ju lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe
e ju pyje gjelbëruar, unë…
do këndoj për dashurinë
që ju mbani, që ju mbani
edhe ushqeni.
O vendasit e mi të bekuar, ju
mendjen time,
ju mendjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri më jep nderin e madh
Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar
Se zemrën ti ma gatove,
ti ma gatove plot dëshirë e zjarr.
O ju malet e Shqipërisë
dhe ju lisat e gjatë,
fushat e gjëra me lule
që ju kam ndërmënd ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe
e ju lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe
e ju pyje gjelbëruar, unë…
do këndoj për dashurinë
që ju mbani, që ju mbani
edhe ushqeni.
O vendasit e mi të bekuar, ju
mendjen time,
ju mendjen ma dëfreni.
ObserverKult
Kliko edhe:
ÇAJUPI: MËMËDHE, TË DUA DHE KSHTU SI JE!
E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kshtu si je!
Po kur të të shoh të lirë
do të të dua më mirë.
Qani pyje, fusha, gurë,
qani male me dëborë!
Shqipëria mbet e gjorë
dhe nuk sheh dritë kurrë;
një mjegull e keq’ e shkretë
e ka mbuluar përjetë!
Një gazep, një errësirë,
vetëtit edhe gjëmon!
Rrojmë me zemër të ngrirë,
nga frika kërkush s’gëzon!
Njerzit kurrë s’këndojnë
dhe bilbiletë vajtojnë!
Qiameti, shkretëtira!
Zogu vetë zë folenë,
njeriu lë mëmëdhenë,
se mbretëron egërsira!
Për Shqipëri dëshirojmë
se në vend të huaj rrojmë.
Robërinë si duron,
o moj Shqipëri e mjerë?
Shpëtove vende të tjerë,
vetë nën zgjedhë rron!
Shqipëtarë bëni benë
të lëftoni për atdhenë.
E dashura mëmëdhe,
të dua dhe kështu si je!
Po kur të të shoh të lirë,
do të të dua më mirë!
*Titulli i origjinalit: “Robëria”
ObserverKult