Çdo mëngjes bashkë në shkollë ne shkojmë
Në udhëkryq një djalosh takojmë,
Buzëqesh biçikletën nget,
Nuk e di cilën nga ne pret.
Punëtor është dikun ky djalë.
Si djalosh jo jo s’ka të sharë,
Buzëqesh dhe nuk flet ai
E sa shumë flasin sytë e tij dhe nuk flet ai nuk na flet…
Erdhi tani një zile biçiklete njërën nga ne o seç ka bërë për vet
pse druhet vallë, o pse ka turp ky djalë
dhe nuk guxon të flas një fjalë
Dy shoqe ne dhe duhemi si motra
Një dashuri po na troket te porta
Dhe dashurinë të bukur e kërkojmë siç jemi vet ne ëndërrojmë
Por një ditë me atë se pash shoqen pyes ku do jetë vallë
Më shikon ëmbëlsisht në sy
Në aksion thotë është ai
Në shkollën tonë erdhi një mëngjes
Në udhëkryq djali në biçikletë
Djali vjen para nesh ndalon, përshëndet
Shoqen e takon shoqen e takon e takon.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
—————————–
LEXO EDHE:
Nuk flasin prej vitesh? Kur u panë për herë të fundit bashkë Irma e Eranda
Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vite që nuk flasin më me njëra tjetrën. Aludimet u ngritën dhe më shumë me vlerësimin e fundit që mori Eranda, ditë më parë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ajo u nderua me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’, e pas dekorimit ajo mbajti një fjalim duke shprehur emocionet për vlerësimin që iu bë.
Mirëpo, Irma nuk ishte prezente në presidencë për t’i qëndruar pranë motrës në këtë ceremoni dhe ditë mjaft të veçantë për të.
Jemi mësuar që kur ndodhin dekorime të tilla nga presidenti, personat që nderohen kanë pranë familjen, miqtë dhe personat që i konsiderojnë të afërt.
Mungesa e Irmës rriti akoma më shumë spekulimet se mes motrave ka një krizë. Që në media të ndryshme përflitet se po vijon prej vitesh…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU