Aleksandër Gjoka & Kujtim Prodani: Motrës sime… (teksti dhe kënga)

Sikurse Aleksandër Gjoka, poashtu edhe i ndjeri Kujtim Prodani, përpos që janë të njohur si këngëtarë, që të dy njihen edhe si autorë të këngëve të tyre.

Të dy pjesëmarrës të shumë edicioneve të Festivalit të RTSH-së, me stilin dhe paraqitjet e tyre, janë ndër emrat që kanë sjellë një frymë të re në skenën muzikore shqiptare.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Motrës sime”, të kënduar nga Aleksandër Gjoka dhe Kujtim Prodani:

Dallëndyshet përgatiteshin t’shtegtojnë n’tjera vende
Dhe ti o motër për të vajtur në folezën tënde.
Do kthehen dallëndyshet bashkë me pranverën.
Ashtu siç vjen ti motër tek folezë e vjetër.

Folezë e vjetër, të re e bën cicërimi
Cicërojnë zogjtë e tu, lule gëzimi
Megjithëse motra u bë nënë me fëmijë
Zemra për vëllezërit hapur gjithnjë rri.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

ALEKSANDËR GJOKA: TË LUTEM FALMI SYTË E SHKRUAR (TEKSTI DHE KËNGA)

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Deri më tani ai ka disa këngë të incizuara por ndër më të njohurat janë “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Falmi sytë e shkruar” etj.

Kënga “Falmi sytë e shkruar” nga kritika u vlerësua si “shumë e mirë” dhe dëgjohet edhe sot.

Tekstin dhe muzikën e këngës, të cilën e gjeni në vazhdim, e ka bërë Muharrem Xhediku:

S’di se përse
gjumi natën nuk më zë.
ti dhe vetëm ti,
gjithnjë në mendje më rri.

Dhe eja pra
zemra mu dogj zjarr e flakë.
ti dhe vetëm ti,
gjithnjë në mendje më rri.

Atë natë pranvere kur unë të pashë,
zemrën menjëherë unë ty ta dhashë,
Si ty nuk gjejë, ngado që shkoj
Vetëm me ty dua të rrojë.

Të lutem falmi sytë e shkruar
që si prush janë tuj m’përvëlu
pas syve të tu jam dashuruar
dhe s’po munem me duru.

ObserverKult