“Portreti i Dora Maar”, pikturë e vitit 1938, e njohur edhe si “Busti i gruas (Dora Maar)” përfaqëson një nga të dashurat dhe muzat e piktorit të famshëm spanjoll.
Tabloja, ka qenë pjesë e koleksionit privat të piktorit deri në momentin e vdekjes së tij. U grabit në vitin 1999, në jahtin e një sheiku saudit qe ishte ankoruar pranë Kanës.
Dy dekada ishin kërkimet e pasuksesshme. Vëzhguesit dhe koleksionistët e artit nuk kishin më shpresa për të rënë në gjurmët e kësaj kryevepre, – sipas BW.
Kjo, gjerkur Arthur Brand, i njohur ndryshe si Indiana Jones, për zbulimet e kryeveprave të artit e gjeti atë pas një pune të gjatë kërkuese prej katër vjetësh.
ObserverKult
LEXO EDHE: CARL GUSTAV JUNG: PABLO PIKASO, PSIKOLOGJIA E ARTIT TË TIJ