Thënie të zgjedhura:
“Po të mos ishin budallenjtë, bota do të ishte një vend bajat.”
– Lermontov
“Disa njerëz ngatërrojnë çmimin e shtrenjtë të jetës me çmimin e jetës së shtrenjtë.”
-Doug Larson
“Unë u flas të gjithëve në mënyrën e njejtë, pavarësisht nëse është pastrues rrugësh ose president universiteti.”
– Albert Einstein
“Miq të mirë, libra të mirë dhe ndërgjegje të qetë: kjo është jeta ideale.”
– Mark Twain
“E vetmja mënyrë për të dalur nga labirinti i vuajtjes është të falësh.”
– John Green
“Dhuna është streha e fundit e njeriut të lig.”
– Isaac Asimov
“Aty ku është dashuria aty është edhe jeta.”
– Mahatma Gandhi
“Askush nuk e kupton se dikush shpenzon energji shumë të madhe vetëm për të qenë normal.”
– Albert Camus
“Lumturia nuk është asgjë tjetër veçse shëndet i mirë dhe kujtesë e keqe.”
– Albert Schweitzer
“Kur s’ka shpresë për të ardhmen, e tashmja paraqitet shumë e hidhur.”
– Émile Zola
“Njeriun e bënë të fortë ndërgjegja e qetë.”
– Anne Frank
“Religjioni është për njerëzit që kanë frikë se do të shkojnë në Ferr. Spiritualiteti është për ata që tashmë kanë qenë atje.”
– Vine Deloria Jr.
“I urrej burrat që kanë frikë nga forca e gruas.”
– Anaïs Nin
“Gjykimi është frekuencë negative.”
– Stephen Richards
“Secila formë e varësisë është e keqe, pavarësisht nëse narkotiku është alkool, morfinë ose idealizëm.”
– Carl Gustav Jung
“Vetëm ata që do të rrezikojnë për të shkuar shumë larg, mund ndoshta ta dijn se sa larg mund të shkohet.”
– T. S. Eliot
“Gabimet e njeriut superior janë sikur eklipset e hënës edhe diellit; të gjithë i shohin ato.”
– Confucious
“Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijë.”
– Fyodor Dostoyevsky
“Është e çuditshme se sa të komplikuara mund t’i bëjmë gjërat vetëm për ta shmangur shfaqjen e asaj që e ndjejmë.”
– Erich Maria Remarchue
“Njerëzit udhëhiqen nga dy principe kryesore, nga dashuria ose nga frika.”
– Niccolo Machiavelli
“Është shumë më mirë të dështosh me origjinalitet se sa të kesh sukses në imitim.”
– Herman Melville
“Një njeri është i suksesshëm nëse zgjohet në mëngjes dhe shkon në shtrat në mbrëmje, dhe brenda kësaj kohe ai e bënë atë që e dëshiron.”
– Bob Dylan
“Një mendimtar veprimet e veta i sheh si eksperimente dhe pyetje – si tentime për të zbuluar diçka. Suksesi dhe dështimi për të nuk janë asgjë veçse përgjigje.”
– Friedrich Nietzsche
“Suksesi nuk qëndron në mos bërjen e gabimeve, por në mos bërjen e gabimeve të njejta dy herë.”
– George Bernard Shaw
“Fati anon nga ai që guxon.”
– Virgil
“Për tu bërë i suksesshëm ju keni nevojë për miq, për tu bërë shumë i suksesshëm ju keni nevojë për armiq.”
– Sidney Sheldon
“Vizioni pa ekzekutim është vetëm halucinacion.”
– Henry Ford
“Të jesh i suksesshëm në këtë botë nuk mjafton vetëm të jesh budalla – ju duhet të jeni edhe i sjellshëm.”
– Voltaire
“Mendoj se nuk ekziston asnjë cilësi tjetër që është aq esenciale për suksesin se sa cilësia e këmbënguljes. Ajo i tejkalon pothuajse të gjitha, madje edhe vetë natyrën.”
– John D. Rockfeller
“Ti je i falur për lumturinë dhe suksesin tënd vetëm nëse me zemërgjerësi pajtohesh që atë ta dash me të tjerët.”
– Albert Camus
“Jetuan të palumtur sepse kushtonte më pak.”
-Leo Longanesi
“Rruga për të dalë nga telashet nuk është kurrë aq e lehtë sa ajo për t’u futur në to.”
-E. W. Howe
Të gjithë budallenjtë që kam takuar deri tani, janë përpjekur të duken inteligjentë.
-Jonas Jonasson
“Nëse jeta të jep limona, bëj limonadë.”
-Elbert Hubbard
“Politikani është ai që duke punuar për të mirën tuaj siguron të mirën e vet.”
-Eduard Jurist/
ObserverKult
Kliko edhe: