Suksesi nuk është të mos gabosh kurrë, por të mos bësh dy herë të njëjtin gabim

ty të dua

ObserverKult ua sjell disa thënie të Josh Billings:

Përvoja shton mençurinë, por s’e pakëson çmendurinë.

Problemi i shumë njerëzve nuk është injoranca e tyre, por fakti se nuk e dinë që janë injorantë.

Suksesi nuk është të mos gabosh kurrë, por të mos bësh dy herë të njëjtin gabim.

Mëshira nuk kushton asgjë e nuk vlen asgjë.

Urrejmë ata që nuk i pranojnë këshillat tona dhe përçmojmë ata që i pranojnë.

Jeta nuk është të kesh letra të mira, por të dish të luash mirë me letrat që ke.

Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja.

Kur kemi fat, ua veshim meritën aftësive tona. Për fatkeqësitë fajësojmë hyjnitë.

Mënyra më e mirë për të bindur një idiot që e ka gabim është ta lejosh të bëjë sipas mendjes së tij.

Njohja e vetvetes nuk është vetëm gjëja më e vështirë, por edhe gjëja më bajate.

ObserverKult