Gëzim Çela: Të njoha ty dhe jeta ime ndryshoi… (teksti dhe kënga)

Interpreton Gëzim Çela
Muzika: Ilir Dangëllia
Teksti: Irma Kurti

Një datë e la kalendarin
dhe hyri në zemrën time.
Të njoha ty dhe jeta krejt m’u vesh
me më shumë këngë edhe gëzime.

Po nisesh larg, sytë thonë fjalë
që i kuptojmë veç ne të dy.
Aty në fletët e një libri
fotografinë time mban ti.

Ndarja nuk është pikë loti
që në zemër mbjell trishtim.
Siç dashuri nuk mund të quhet
një fjalë e bukur, një përqafim.

Fotografia s’mund të tregojë
sytë që flasin, zemrën që rreh.
Se jeta jonë është shumë e madhe
dhe shtigjesh largësish njeh.

Në kujtesë do të vij unë
me atë kujtim të shtrenjtë.
Dhe për një çast mendimet do të sjellin
vitet e shkollës mes shokësh studentë.

ObserverKult

Gëzim Çela

———————————————————————–

Lexo edhe:

Nertila Koka-Gëzim Çela: Çel si gonxhe dashuria (teksti dhe kënga)

Në vazhdim gjeni këngën fituese të Festivalit të 23-të të Këngës në RTSH (1984), “Çel si gonxhe dashuria”, kënduar nga dueti Nertila Koka-Gëzim Çela dhe përsëritur nga Bashkim Alibali.  Muzika: Vladimir Kotani, teksti: Arben Duka.

Erdha tek ty,
me dritë në sy.
Asnjë fjal’ s’fola unë,
zemrat thanë aq shumë.
Zambak të bardhë,
çeli për ne,
kjo dashuri,
e re.

Jo s’e harroj,
me mall kujtoj;
lulja thosh: Lulëzoj,
zemra thosh: Dashuroj.

Si deti i gjerë,
këndoj,
një jetë të tërë
s’pushoj.
Nëpër shigjet ku çel jeta,
shok i dashur ty të gjeta,
unë ty.
Moj rini, rini me nure,
ku hedh hapin çelin lule,
ç’bukuri.
Në krah na mori jeta plot lumturi,
dhe u lind motiv i ri;
vrapon tek unë,
unë fluturoj tek ti.