Komedia “Pas vdekjes”, është shfaqja e parë që do të luhet në kohë pandemie dhe pas izolimit disa mujor. Është teatri ‘Andon Zako Çajupi’ i Korçës që shkon i pari pranë artdashësve të qytetit. Për të shmangur grumbullimin e njerëzve në mjedis të mbyllur, ndryshe nga herët e tjera shfaqja premierë e komedisë nuk do te luhet në një skenë teatri, por në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit.
Komedia e shkruar nga rilindasi Andon Zako Çajupi me regji nga Hervin Çuli është përzgjedhur të luhet me rastin e 70-vjetorit të krijimit të teatrit të Korçës që mban të njëjtin emër. Me një kastë aktorësh profesionistë, regjisori Çuli tregon se shfaqja do të jetë një alternativë psikofizike, pasi në vetvete mbart shumë energji.
Oborri i ABC-së mirëmpret këtë 17 korrik të gjithë artdashësit për të shijuar premierën sigurisht duke respektuar masat e forta kundër COVID-19./BW