Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran, Anton Krosaj. Mësohet se ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar kolegë e të njohur, që kanë bashkëpunuar me të. Mes tyre, një mesazh në rrjetet sociale ka bërë aktorja e Shkodrës, Dana Xhaj.
Anton Krosaj u lind më 26 janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. transmeton ‘gazeta telegraf’.
Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth.