Ndre Mjeda pa censurë/ Kulli: Ja pse e risollëm veprën e tij poetike pas 40 vitesh

Ndre Mjeda

Studiuesi Frano Kulli ka botuar veprën poetike autentike të Ndre Mjedës pas 40 vitesh. I ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, ai ka ndarë detajet nga ky botim, mbi të gjitha është ndalur dhe te arsyet pse ka zgjedhur ta botojë veprën e Mjedës pas kaq shumë vitesh.

Kulli ka theksuar se kjo vepër është e pacunguar dhe nuk ka asnjë nga mangësitë e kohës së dikurshme.

“Motivi i parë ka qenë ky që ju e theksuat, pasi për herë të dytë dhe të fundit, një botim i plotë, është ai që përgatit studiuesi Idrizi dhe botohet në 1988 në shtëpinë e vetme botuese të asaj kohe “Naim Frashëri”.

Prej asaj kohe, nuk kemi pasur ndonjë botim të atij niveli siç qe ai i 1988. Sigurisht kjo mungesë në duart e lexuesit, e një poeti si Mjeda ka qenë shtysa e parë.

Së dyti, sipas arsyetimit tonë, edhe momenti tjetër se në këto botime si ai 1988 dhe ai i mëhershmi në Kosovë, i përgatitur në 1982 nga Sabri Hamiti, në të dy botimet sipas mendimit tonë ka pasur ato cungimet le të themi mangësitë e veta të kohës për t’u botuar. Këto na kanë shtyrë ne për t’u marrë me këtë vepër”, u shpreh studiuesi.

Videon mund ta lexoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

Frano Kulli

ObserverKult


lasgush poradeci liqeri

Lexo edhe:

LASGUSH PORADECI: KUR TË MË JESH E ZEMËRUAR

Ti m’u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un’ ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që m’u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! shkretëtirë-e-zemrës s’ime! Dhe haj! e zeza jetë, haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n’ërgjënd e në flori,
O, vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt’ e mi.

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije, ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t’ënd të llaftaruar m’a lerë mëndjen t’a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir’ e plot me gas.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult