“Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë”, poezinë e Agollit e lexon Leka Sefla
Dritëro Agolli: Trishtimi
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë E mbylla dhe derën që rrinte e hapur Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s’e di, veç s’dua të kthehem Sërishmë në rrenat e jetës Diku në një skaj të largët do prehem me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.