Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut, e kënduar për herë të parë në Akordet e Kosovës, në vitin 1984 , me muzikë të Musa Piperkut.
Këtu dhe dita fillon nga dashuria,
qyteti rritet në bukuri.
Këtu dhe jeta nxiton kah dituria,
e dielli sodit me lakmi.
Verë në bozhure e verë në ne,
anembanë ushton jehona.
Yje të reja, të reja, lart mbi dhe, lart mbi dhe,
shend e verë, shend e verë në zemrat tona.
Yje të reja, të reja, lart mbi dhe, lart mbi dhe,
shend e verë, shend e verë në zemrat tona.
Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë
besa-besë si gjithherë.
Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë
besa-besë si gjithherë.
ObserverKult
————–
Kliko edhe:
KËNGË TJETËR E SABRI FEJZULLAHUT: ISHTE VONË TË BIJA NË DASHURI (TEKSTI DHE KËNGA)
Teksti: Arif Demolli
Ishte vonë të bija në dashuri
Aty ishin gruaja, femijët e mi
Por kur kalove pranë kopshtit tim
Shpirtin se ç’ma dridhi një shqetësim
Po ti s’dije gjë as s’më shikoje fare
Se të trazonin shikimet djaloshare
Aq të bënte për fqinjin e hutuar
Midis librash e kopshtit të lulëzuar
Ku ishe fshehur e s’të kam parë
Ti lulëzove kaq papritur
Paj thjesht më vinte për të qarë
Bukuria jote më ka mahnitur
Ku ishe fshehur e s’të kam parë
Ti lulëzove kaq papritur
Paj thjesht më vinte për të qarë
Bukuria jote më ka mahnitur
Bukuria jote më ka mahnitur
Midis pemësh rrija e prisja n’ethe
Që të të shihja së paku nëpër gjethe
Për një çast të ndihesha i ri
Dhe te çmallesha me atë bukuri
Kur erdhën krushqit nga një qytet tjetër
Dhe zbrazën një pushkë në stilin e vjetër
Një gjethe e verdhë te këmbët më ra
Kopshti dhe shpirti m’u bënë Sahara.
Kliko për ta dëgjuar KETU
ObserverKult