Xhevahir Spahiu: Trokitje pranverore

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Rendin retë. Era shkund petalet,
Nën petale dehen trotuaret.

Dy-tri krisma, shiu rrjedh i rreptë,
Borë e bardhë breshri bie nga retë.

Kokrrat mbi çatira vallet nisin,
Si një mijë pëllumba po çukisin.

Ja, po dal dhe unë tej tek rruga,
Të kap një nga tufat me pëllumba.

Po çfarë patën, krahët pse hepuan,
Dhe mbi hark t’ylberit fluturuan?

Le të shkojnë hapësirave të kaltra,
Në stacion mua më pret e dashura.
  

(1965)