Xhevahir Spahiu: Ne u ndamë…

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu


Ne u ndamë.
Mbas nesh kujtimet varg;
Si prej pasqyrash të largëta në to reflektohen
Pak diell,
Pak dallgë,
Pak orë në plazh.

Dhe dashuria
Si perla në guaskë.

Atje. Pranë fushës së kaltër
Dhe rrahjes si zemër të dallgëve. Shtrirë
Mbi rërën e shkrifët. Shtrirë Mbi yjet e detit.
Në mbrëmje një qiell i mbetur në degët
E plepave si gravurë e lashtë. Hëna
Varkë që në brigje e kanë nxjerrë dallgët.

Ku je ti? Pa njëri-tjetrin,
Pa dashurinë-
                       guaskë e zbrazët…

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: MUNGESA E VETMISË MË KA MUNDUAR…