Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.
Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.
Në vazhdim ObserverKult ju sjell disa thënie të Charles Bukowskit:
– Unë vërtetë s’kam kujt m’i dhuru dashuri, por nuk ekziston as askush që këtë do ta meritonte.
– Dashuria është ajo që ndodh një herë në 10 vjet.
– Kur të heshti, e kthejë shpinën dhe shkojë, kjo nuk do të thotë që t’i ke fituar, por se nuk je më i vlefshëm për kohën time.
– Natyrisht që është e mundshme të duhet qenia njerëzore, por me kusht që mos ta njihni aq mirë.
– Nëse ndodh diçka e keqe, pini që ta harroni, nëse ndodh diçka e mirë- pini që ta festoni; dhe nëse nuk ndodh asgjë atëherë pini që diçka të ndodhë.
– Nuk besoj që është e mundshme që botën ta bëjmë vend më të mirë, por besoj që mund mos ta bëjmë vend më të keq.
– Dashuria është përrallë për budallenjtë.
– Nëse arrini ta mashtroni dikë, kjo nuk do të thotë që është budalla. Kjo do të thotë që ju beson më shumë sesa që e meritoni.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
Lexo edhe: