Letër dashurie: Në pasuri e varfëri derisa vdekja të na ndajë…

kant lumtur

Letër dashurie e Theodore Roosevelt drejtuar bashkëshortes së tij, Edith Roosevelt…

E dashur Bunny

E di se çfarë është kjo – një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur.

A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë, velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapeleve të mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe.

Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë. Ne s’e menduam asnjëherë se do t’i binim botës kryq e tërthor.

Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front.

Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë “Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri derisa vdekja të na ndajë”.
Me shumë, shumë dashuri,
Th. R

ObserverKult

—————————————————–

Lexo edhe:

ROOSEVELT: BËNI MË TË MIRËN QË MUND TË BËNI, ME ATË QË KENI, KUDO QË TË JENI!

Disa thënie të pavdekshme, nga njerëz të mëdhenj:

“Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë”. – Kelvin Tuejxh

“Bëni më të mirën që mund të bëni, me atë që keni, kudo që të jeni”. – Theodore Roosevelt

“Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur”. – Tomas Fuller

“Njerëzit e zgjuar i vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dinë sa vështirë është të bësh diçka të mirë”. – Baltazar Gracian

“Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit”. – Benjamin Disraeli

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult