Eranda Libohova & Irma Libohova: Ikën larg… (teksti dhe kënga)

Të nderuara me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Libohovës, motrat Irma dhe Eranda Libohova tashmë janë ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqipe.

Të dyja këngëtare të famshme me origjinë nga Libohova, artiste të talentuara dhe të papërsëritshme, artiste origjinale të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e tyre muzikore janë renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Apokalipsi” e intepretuar nga këto dy motra:

Errësirë,
Një shekull plaket
Feks një dritë,
Dhe duart zgjaten
Një vegim,
Dhe drita tretet në re.

Humbëritë,
Dhe djalli grindet,
Pëshpërin,
Dhe fshihen xhindet,
Derë me derë,
E gjurmët mbeten atje!

Mbeten atje
Erë e re,
Dhe qielli hapet
Erë e re,
Dhe vdekja zmbrapset
Ikën larg,
Dhe idhujt zbresin tek ne.

Erë e re,
Dhe yjet zgjohen
Erë e re,
Dhe diejtë thërrmohen
Bëhen dritë
E njerëzit ngjiten në qiell.

Ngjiten në diell!
E bëhen engjëj e diell
edhe diell.

Apokalipsi!
Orët i afrohen
S’do shemben malet
Njerëzit njerëzohen
Zbrazet ferri,
Arratiset frika
Jeta ngjizet në mijëra galaktika.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————————–

Irma dhe Eranda Libohova

Lexo edhe:

ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: NJË DASHURI PO NA TROKET TE PORTA (TEKSTI DHE KËNGA)