Thënie të zgjedhura të Nikolo Makiavelit:
– Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.
-Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë kështu do të jetë kundër interesave të tij.
-Para së gjithash, armatosu.
-Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.
-Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.
-Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija
-Ai që dëshiron të jetë i bindur duhet të dijë se si të komandojë.
– Politika nuk ka lidhje me moralin.
-Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.
– Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.
– Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.
-Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.
– Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.
-Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij./ ObserverKult