E bija e zbulon edhe një dorëshkrim të Dritëro Agollit

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Të tjera kujtime zgjon Elona Agolli prej dorëshkrimeve të Dritëroit. Të tjera filozofi të cilat këtë herë vijnë përmes një kompozimi poetik, nëpërmjet sintezash të larta të mendimit dhe imagjinatës, transmeton konica.al.

Ajo shkruan:

”Për Hokun dhe Tankan, shkruante në një nga fletoret e tij im atë. Trevargëshi dhe pesëvargëshi i poezisë japoneze. Shënime të vitit 1985.
Dhe unë mendoja se sa të gjata paskan qenë netët e pagjuma të tim eti.
Dhe ja dy poezi, njëra e mjeshtrit të hokut, poetit Basjo, dhe tjetra e përfaqësuesit të shquar të tankës të shekullit të 20-të, Isakava Takuboku:

Pylli mes malit.
Mali duket sikur e ka ngjeshur
Rrypin e shpatës.
***

Si treni
Që shkon mes fushës së zbrazët,
Ashtu pikëllimi
Mes zemrës
Gjen rrugën.