Liqeni i Zi në Gramsh, kurim dhe freski në këtë vapë vere

Me një liqen të fshehur akullnajor, qyteti i Gramshit rezervon një nga vendet më tërheqëse për natyrën dhe kurimin e shëndetit.

Në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit dhe rrethuar nga peizazhe malore, Liqeni i Zi është një nga vendet natyrore më të vizituara përreth qytetit të Gramshit. Përmes bukurisë natyrore, joshja e këtij liqeni i dedikohet dhe faktit që ujërat kanë veti kurative.

Mushkëritë tuaja do mbushen me ajër të pastër sapo të arrini në destinacion ndërsa nuancat e gjelbërta dhe blusë të natyrës përreth duket sikur të freskojnë ndjesitë. Ngjyra blu e errët që krijohet nga ujërat akullnajore të Liqenit të Zi është veçanërisht mbresëlënëse. Vetitë kurative të liqenit vijnë si rrjedhojë e mineraleve të shumta përbërës të liqenit.

Përgjatë viteve, shumë vizitorë kanë ardhur këtu për të shëruar reumatizmin, apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dhimbje trupore, duke bërë zhytje të rregullta në liqen.

Intervali i rekomanduar për të qëndruar në ujë, është 15 minuta, dy herë në ditë. Muaji më i mirë është ai ku jemi aktualisht, pra ai i gushtit. Uji i temperaturës shkon nga 2.5 në 3 gradë Celsius.

ObserverKult