Xhahid Kylebi: Histori

Buzët e tua pembe
duart e bardha
merre, mbaje dorën time, bebe
mbaje pak!

vendlindja ime është në fshat,
nuk kishte lis arre gjëkundi,
prandaj, unë vdes për pak freski
për pak përkëdhelje!

vendlindja ime është në fshat,
nuk kishte kund fusha gruri
shpërndaji flokët pak,
ose shkurtoji pak!

vendlindja ime është në fshat,
mbrëmjeve hajdutët kishin sukses,
prandaj, vetminë nuk e dua fare,
më fol pak!

vendlindja ime është në fshat,
atje ku fryejnë erërat e veriut,
prandaj dhe buzët më janë të plasaritura,
më puth pak!

Ti si vendi im je e bukur dhe e ndritshme,
sikur vendlindja ime në fshat, e bukur
edhe ti më trego për vendlindjen tënde,
më trego pak!

Përktheu: Përparim Blakaj