Ka ndërruar jetë artisti i njohur shkodran, Enrik Çefa.
I njohur për angazhimet e tij në disa festivale për fëmijë dhe të rritur, në Shkodër, sikurse në tërë karrierën dhe deri në momentet e fundit të jetës, ai ishte mjaft aktiv në jetën publike.
Fatkeqësisht ai ka ndërruar në moshën 75-vjeçare, në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi ndodhej i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Artisti në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim dhe nuk ia doli të fitojë betejën me koronavirusin.