Më 16 qershor të vitit 1478, 545 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur.
Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe duke kënduar e hedhur valle, u hodhën nga shkëmbi në greminën e Grykës së Vajës (në përroin e Drojës) 200 m të thellë.
Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike banorët e Krujës çdo vit shkonin tek shkëmbi dhe vajtonin për të rënat.
Prej këndej i mbeti emri «Shkëmbl i Vajës».
Sot aty është vendosur një pllakë përkujtimore.
Gryka e Vajës ndodhi në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës- në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë.
Eshtë një grykë e formuar nga grryerja e lumit të Drojes mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh.
Gjatësia e saj kalon 1 km. e gjerësia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë me gjerësi 5 – 6 m.
Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m. e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por edhe shpella.
Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të mëdhenj, pellgje me ujë të pastër që e kthejnë këtë luginë mjaft pjellore.
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
LEGJENDA E RRAPIT TË LIBOHOVËS, PEMËS QË NUK THAHET KURRË…
Nëse e keni vizituar ndonjëherë Libohovën, pa diskutim e dini se ku është Rrapi i Libohovës, një pemë gjigande në zemër të qytetit, që krijon një kurorë të bukur duke i bërë hije të madhe një pjese të qytetit.
Rrapi rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër. Të cilat burojnë nga mali Bureto. Kjo pemë është pjesë e historisë së qytetit dhe është shumë e vjetër, gati 560-vjeçare.
E pavarësisht moshës së vjetër të këtij rrapi. Pas tij qëndron dhe një legjendë. Jeni kurioz ta mësoni?
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult