Legjenda e Rrapit të Libohovës, pemës që nuk thahet kurrë…

Nëse e keni vizituar ndonjëherë Libohovën, pa diskutim e dini se ku është Rrapi i Libohovës, një pemë gjigande në zemër të qytetit, që krijon një kurorë të bukur duke i bërë hije të madhe një pjese të qytetit.

Rrapi rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër, të cilat burojnë nga mali Bureto. Kjo pemë është pjesë e historisë së qytetit dhe është shumë e vjetër, gati 560-vjeçare.

E pavarësisht moshës së vjetër të këtij rrapi, pas tij qëndron dhe një legjendë. Jeni kurioz ta mësoni?

Legjenda thotë se një bari gjeti një shkop afër burimit të malit dhe e nguli atë thellë në tokë. Për çudinë e tij shkopi u kthye menjëherë në një pemë të madhe me degë gjigande, ashtu siç është sot. Kjo ka ndodhur në shekullin e 16 dhe rrapi është ende plot, me gjithë degët e shtrira të tij. E habitshme është se pema nuk thahet kurrë. Degët e tij janë aq të harkuara bukur, sa duket sikur Zoti i ka krijuar me dorën e tij. Nëse jeni poshtë rrapit dhe ngrini sytë lart do mahniteni nga ajo bukuri e pafund.

Për vjetërsinë që ka, ky Rrap, është shpallur monument natyre e kategorisë së parë. Zë një hapësirë rreth 1100 metra katrorë. Njerëzit thonë se kurora e saj është aq e madhe sa mund të zërë brenda një vilë dhe të mos ia prekë degët./visit-gjirokastra.com

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

LEGJENDA E RRALLË DHE TRADITA E DITËS SË VERËS

Sa herë që përmendim festën e Ditës së Verës, instiktivisht mendojmë për qytetin e Elbasanit. Elbasani është qyteti ku festa ndjehet dhe përjetohet më së shumti. 

Zanafilla e lidhjes së festës me këtë qytet është faltorja e Zanës së Çermenikës, e cila gjendet në një ndër fshatrat e Elbasanit. Sipas legjendës, Zana dilte nga faltorja, vetëm ditën e 14 marsit, që përkonte me nisjen e verës dhe që prej asaj kohe është kthyer në një festë që identifikon qytetin. Janë të shumtë ata që shkojnë në këtë qytet çdo 14 mars për ta ndjerë festën e Ditës së Verës edhe më shumë, gjithashtu për të provuar gatimet karakteristike, si ballokumja, revania dhe gjelin e detit me arra…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult