Me një gjuhe të qashtur e përkthyrje të forta të ironisë e sarkazmës, komedia e shkruar nga dramaturgu Stefan Çapaliku gjatë vitit të kaluar, përmes dëshmisë publike e kllounit gjerman Otto Witte, vjen edhe fati i qeverisjes së Shqipërisë prej kllounëve që në vitin e largët 1913.
Kjo shfaqje sipas autorit dhe regjisorit i flet më së miri aktualitetit për këto arsye.
“Ky klloun i cili është nga Hamburgu por atë kohë gjendej në Stamboll, vendosi që të vinte pas emrit të djalit të parë të sulltanit të fundit, në Shqipëri. Qëndroi pesë ditë mbret në Durrës dhe autoritetet e kohës i ofrojnë tre benefite, një harem, një pasaportë mbretërore dhe thesaret e shtetit, atë që i duhet një aventurieri. Pas 5 ditësh ai e braktis, pasi rrezikonte që të arrestohej, dhe tregon se këtë vend dhe vende të tjera Ballkanike janë udhëhequr nga persona aventurierë”, është shprehur ai.
Aktori Rafael Hoxhaj i jep jetë kllounit, i cili sipas tij, ka mesazhe të qarta për qeverisjen e këtij vendi.
“Është një mënyrë efikase, për tu treguar njerëzve që ne lejojmë kllounët që të na drejtojnë, pasi na duken figura të lezetshme, por brenda tyre ka diçka djallëzore”.
Teatrin politik, Ismail Shimaj, e ka për herë të parë, por ai thotë se po i shijon shumë, veshja dhe zhveshja e 6 karaktereve në një shfaqje, por njërin e ka më fort për zemër.
Në një situatë normale, teatri do ishte skena e premierës “Pesë ditë mbret”. Por dramaturgu dhe regjisori i pjeës Stefan Capaliku, thotë së tarraca e ish Pallatit të Kulturës do të mirëpres spektatorët përmes kësaj skenografia minimaliste, realizuar nga Divni Gushta përmes lojës Rafael Hoxhës dhe Ismail Shimës me kompozim të muzikës nga mjeshtri i mirënjohur Haig Zacharian dhe kostumografia nga Frenci Gjerasi.
Publiku do mund të shijoj shfaqjen nën rregullat anti covid./abcnews.al