Asnjëherë mos e pretendo një dashuri të cilën nuk e ndjen vërtetë…

ObserverKult ua sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

I urryer është për mua, aq sa portat e ferrit, ai njeri që fsheh në zemrën e tij diçka ndërsa me fjalë thotë diçka tjetër./ Homeri

Gabimet, mbi të gjitha, janë bazament i së vërtetës dhe nëse dikush nuk e di se çfarë është një gjë, është një përparim në njohje nëse të paktën arrin ta dij se çka nuk është./ Carl Gustav Jung

Sa më e pa jetuar jeta, aq më i madh është ankthi i vdekjes. Sa më shumë që dështoni për ta provuar plotësisht jetën, aq më shumë do t’i frikësoheni vdekjes./ Irvin D. Yalom

Asnjëherë mos e pretendo një dashuri të cilën nuk e ndjen vërtetë, sepse dashurinë ne nuk mund ta komandojmë./ Alan W. Watts

Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtor; pohimet për faj kolektiv janë mbrojtja më e mirë e mundshme kundër gjetjes së keqbërësve dhe justifikimi më i mirë për ata që nuk bëjnë asgjë./ Johanna “Hannah” Arendt

Në pasionin e parë, gruaja e dashuron të dashurin. Në të gjitha pasionet e tjera ajo e dashuron vetëm dashurinë./ George Gordon Byron

ObserverKult