VIDEO-POEZI: Ilir Breca lexon poezinë e tij: “A t’osht’ përhumb ftyra jem tashma?”

Ju ftojmë të shikoni të interpretuar nga autori Ilir Breca poezinë “A t’osht’ përhumb ftyra jem tashma?

Tepër, oh, tepër poezi e gjatë e e pshtjelltë për me lexu najkush tjetër pos teje!

A t’osht përhumb ftyra jem tashma?
A!?
Si ndonji puçërr qi përshkllihet me blur-efekt n’foto!
A!?
Vaktin e ka pasë!
Si çdo gja kur vakti i vjen…
E për çudinë tem
unë hala po t’maj n’men !

(Tashma po shkrujë poezi pa rima
Qe ty kurr’ s’t’a kan therrë
jo për naj prirje moderne
as me shitë pordhë
por…
qysh me përshtat diçka qi u prishë
A thu me tinguj muj me mishë?!)

A t’osht përhumb ftyra jem tashma?
A!?
Kur atij i ulësh përbri, përballë a përmi
E di
S’mundesh ma me m’gjetë
Përpos kur vetëm n’shtrat t’jesh pshtetë
E llusterit t’padhezt ja ngulë sytë
E t’kujtohet naj proverb i jemi i coft
Për qirat qi dhezën kur s’ka rrymë
Për llamat qi shuhën pa gaz
Për vetminë e yjev t’largta
Qi gjithher’ aq seriozisht i ke marrë
Por proverbat s’jon ftyra
As sy, ndaj s’kan ngjyrë!

A t’osht përhumb ftyra jem tashma?
A!?
Kur kujton rrenën tem ma t’bukur
Qi njeriu s’un mastrubon
Tuj përfytyru atë qe e dashuron!
E e vnon n’kanarë
Kët rren t’pazarar
Dhe keshë
E aj tjetri t’pytë: ça t’gjet?!
E ti e rren dhe prapseprap kesh apet
Medet!

A e din kur t’desin persona t’dashun
A?!
Qi mas do kohe ja’u harron zonin diqysh
Dhe kqyrë, rrëmon me gjetë kaseta t’vjetra
Inçizime darsmash, synetishë, kanagjegjash
Me’j nxon momentet kur flasin
Me ja u përkujtu zonin
Dhe edhe pse ja u ninë, s’t’doket
Qi osht zoni i tyne
A pe din?!
Edhe pse ftyra e tyne osht përhumb
Dikun larg
Përzi me qehre xhenazesh
Përzi me buzëqeshje t’ekzagjerume
Përzi me dhe, kryma dhe drrasa
Me lotë dhe ngashrime
A pe din?!

Eh,
Mu hala m’kujtohet ftyra jote
Edhe zani yt… edhe pytja: e ti a m’don?!
E si ni i etun për ujë por qi pin raki
Çdo gruje i thom:
Edhe un t’du ty
Dhe perher e nij t’njejten pytje:
E kush t’tha qe t’du!
Dhe e marr birrën n’limenkë
E çohna e shkoj pa përshendetje
Dikon tjeter me gjetë e me’j thanë:
Edhe un t’du ty.
E pos ti s’je aty
Ti qi duhesh me ma pri:
E ti a m’don?!

Oh kuku për fatin tonë
Ja e lumja ti
Qysh rrnon!
Hallall
Niqin her’ hallall!
Qi s’ki çka kujton!

A t’osht përhumb ftyra jem tashma?
A!?
vaktin e ka pasë
Si çdo gja kur vakti i vjen…

ObserverKult

ILIR BRECA: T’DASHUNOJ…