Aktorja japoneze Sei Ashina, modelja koreano-jugore Oh In Yhe dhe këngëtari nga Tajvani, Alien Huang, vdiqën brenda 3 ditësh në rrethana të paqarta. Sipas autoriteteve lokale, të trija vdekjet priren të mbështesin hipotezën e vetëvrasjes.
Shoubiznesi aziatik është në zi dhe, brenda 72 orësh, vajton vdekjen e tre personave të famshëm, të gjithë në moshën 36-vjeçare dhe të gjithë, nën rrethana të paqarta. Sipas asaj që u raportua nga autoritetet, vdekjet priren drejt hipotezës së vetëvrasjes.
E para, që u gjet e pajetë nga familjarët, në aparatamentin e saj në Tokio, ishte aktorja japoneze, Sei Ashina, aktore e njohur më së shumti, për interpretimin e saj në Seta, versioni kinematografik i romanit bestseller të Alessandro Baricco-s. Lindur në Koriyama, një qytet në prefekturën Fukushima, më 22 nëntor 1983, ajo e filloi karrierën si modele, para debutimit si aktore në televizion dhe kinema.
Disa orë më vonë, mbërriti lajmi për vdekjen e Oh In-hye. Aktorja koreane u gjet pa ndjenja nga një mik, në shtëpinë e saj në Incheon, në Korenë e Jugut. Megjithëse e dërguan në spital, artistja nuk e rimori më veten. Shkaku i vdekjes së 36-vjeçares nuk është sqaruar ende, por një zëdhënës i policisë tha: “Nuk kemi asnjë arsye, për të dyshuar për vrasje dhe nuk ka asnjë shenjë të ndonjë ndërhyrjeje në shtëpinë e zonjës Oh. Duket, se ka bërë një zgjedhje ekstreme, për shkak të depresionit, nga i cili po vuante”.
Megjithatë, po ditën e djeshme erdhi lajmi për vdekjen e aktorit, këngëtarit tajvanez Alien Huang (i njohur gjithashtu, si Huang Hong-Sheng dhe Xiao Gui): u gjet pa shenja jete. Edhe ai po ashtu 36-vjeç, vdiq në rrethana të paqarta. Për vdekjen e Huang-ut, mediet lokale kanë dhënë detaje kontradiktore: në disa raste shkruhet se, këngëtari u gjet gjysmë i zhveshur në shtëpi dhe se, në dysheme kishte njolla gjaku, sipas burimeve të tjera, 36-vjeçari u gjet i shtrirë në korridorin përpara banjës. Ndërsa sipas të tjerave varianteve, vaska ishte e mbushur plot me ujë./Konica.al