Dashuria të mbytë/I vetmi vend ku shpëton nga dashuria është ferri!

grua ankthi

Nga: C. S. Levis

Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet.

Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt…

Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë.

Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi.

I vetmi vend jashtë parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është ferri.

ObserverKult


adriana myrtaj: gruaja

Lexo edhe:

E DIJ SE JAM FAJTUER, POR DIJ EDHE SE TI DO TË MË FALISH…

Më 1 të Vjeshtës së Dytë 193…

Datë historikë, për jetën time. Të paktën mue kështu më duket, sepse plot motmot mâ parë dhe pikërisht më 1 Tetuer, u njofta me Margeritën. Tre muej mbas ndamjes sonë, e pash prap, por jo në Licè si vitin e kaluem. Asgja s’e kishte ndryshue. Vetëm se m’u duk ma e matun në mendime e gjykime.

I kishte evitue shprehjet fëminore që i mbante prore në gojë. Po. E hasa prap mbas tre muejësh të gjatë ndamjeje, në Axhensín e automobilavet.

Ajo e dinte se do t’isha atë mbramje Vjeshte në Qytetin X…se ia kisha thanë kur u ndamë, ditën e këthimit; dhe ajo, si shoqe e mirë po më pritte. Dhe porsa qëndroi automobili, syt e mij u ndeshën menjiherë me ata të Margeritës. M’u duk melankolike atë mbrëmje, megjithse në tiparët e saj u vizatue vrik nji rrem nënqeshjeje.
-Erdhe mâ në fund!-briti porsa zbrita.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU