Vdiq aktori i njohur, Michael Lonsdale

Vdiq aktori i njohur britanik, Michael Lonsdale. Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris. Lajmi është konfirmuar për mediat nga agjenti i tij, Olivier Loiseau.

Aktori luajti në rolin e Hugo Drax, në filmin ‘James Bond’, një biznesmen që planifikonte të helmonte të gjithë njerëzit në Tokë dhe më pas të ripopullonte planetin.

Aktori kishte një karrierë të larmishme në filma, televizion, radio dhe skenë. Ai ka marrë pjesë në rreth 200 role në gjuhën angleze, por edhe frënge.