Shiten dorëshkrimet origjinale, shifra “marramendëse” për vargjet e Georges Brassens

Njëzet e dy dorëshkrime origjinale nga Georges Brassens, ndër gjigantët e këngës franceze, u shitën në ankand për një total prej 377.650 euro, shumë kjo, pesë herë më e lartë se vlerësimi fillestar, sikur bën me dije shtëpia franceze e ankandeve ”Artcurial”.

Bëhej fjalë për dorëshkrime nga trashëgimia e Fred Mella, tenor dhe solist i ”Compagnons de la Chanson”, i cili vdiq në vitin 2019 dhe që ishte një mik i madh i kantautorit historik Sète, me babain francez dhe nënën, me origjinë italiane, transmeton ‘konica.al’.

Një shumë rekord u shpenzua për dokumentet në lidhje me “Supplique pour tre enterré à la plage de Sète”, ndër këngët më të jashtëzakonshme dhe më emblematike nga Brassens, që u shit për 54.600 euro, 36 herë më shumë se vlerësimi fillestar.