Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë. Filmi, ku xhirimet do të fillojnë në orbitë në tetor të 2021, do të financohet nga Space X e Elon Musk. Konfirmimi vjen nga pamjet që janë shpërndarë në Twitterin e Space Shuttle Almanac, ku tregohet lista e Vendeve dhe e personave të përfshirë në udhëtimet hapësinore të parashikuara për 3 vitet e ardhshme.
Në atë të tetorit që vjen 2021 është pikërisht edhe emri i aktorit. Përveç Tom Cruise lista përfshin pilotin Lopez-Alegria dhe një ‘turist’ të dytë, Doug Liman.
Liman është autor i The Bourne Identity, Mr. & Mrs Smith, si dhe i dy filmave më të fundit me Cruise Edge of Tomorrow – e Barry Seal – si dhe një ‘Histori amerikane’. Ekziston edhe një vend bosh për një tjetër pasagjer, por emri i tij është akoma i panjohur. Me një buxhet prej 200 milionë dollarë si Cruise ashtu dhe Liman kanë një patentë piloti.
Shpenzimet për filmin janë rreth 2 milion dollarë dhe Nasa ka dhënë bekimin e saj për këtë projekt: ’Jemi entuziast për të punuar me Tom Cruise në një film në bordin e Stacionit Hapësinor.
Kemi nevojë për media të njohura që inspirojnë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh, për të bërë realitet planet dhe ambiciet tona’, thonë përfaqësuesit e Nasas./BW