Milan Kundera, shkrimtarit që iu ridha shtetësia çeke vitin e kaluar, pasi kishte kaluar më shumë se 40 vjet në mërgim, ka fituar një nga çmimet letrare më prestigjioze në Republikën Çeke, çmimin “Franz Kafka”, sipas “The Guardian”.
Çmimi 10,000-dollarësh, organizuar nga shoqata ‘Franz Kafka’ dhe qyteti i Pragës, zgjidhet nga një juri ndërkombëtare.
Kreu i shoqërisë “Franz Kafka”, Vladimír Železný, tha se Kundera, fitoi për “kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën çeke” dhe për “reagimin e padepërtueshëm” në kulturën evropiane dhe atë botërore.
Sikur shprehet Železný, kur Kundera, 91-vjeçar, u telefonua, autori tha se “me gëzim”, e pranoi çmimin, veçanërisht për shkak të admirimit të tij për Kafkën.
Po ashtu, vlen të theksohet se në fund të korrikut të këtij viti, Kundera vendosi të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat, për bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij Brno, në Republikën Çeke, ku ai kaloi fëmijërinë, transmeton ‘konica.al’.
Ndër veprat më të famshme të autorit, janë: “Shakaja”, “Mosdija”, “Identiteti”, “Lehtësia e papërballueshme e qenies” etj.