Pianistja e njohur Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, që ka qenë edhe një nga themeluesit e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i ka kthyer përgjigje deklaratës dalë nga dyert e ministrisë së Kulturës ku artistët dhe media akuzohen për trillim, lidhur me fjalët e ministres së Kulturës thënë pak ditë më parë.
Pianistja e njohur Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, që ka qenë edhe një nga themeluesit e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i ka kthyer përgjigje deklaratës dalë nga dyert e ministrisë së Kulturës ku artistët dhe media akuzohen për trillim, lidhur me fjalët e ministres së Kulturës thënë pak ditë më parë.
Ajo ka ripublikuar videon ku ministrja Elva Margariti kërkon shkëputjen e TKOB nga shteti dhe i kërkon të mbajë përgjegjësi mbi atë që ka thënë në prani të artistëve të këtij institucioni. Një qëndrim i tillë sipas Ibrahimit, nuk i ka hije zonjës që është në krye të një ministrie për të krijuar ura lidhëse mes komunitetit artistik.
Sa i përket fatit të Operas, ndonëse Margariti deklaroi para artistëve se në asnjë vend Teatrot e Operas nuk janë të varur krejtësisht nga shteti, Ibrahimi i kujton ministres së modele të tilla ka mjaft. Ajo shton, se nëse nga ministria e Kulturës shihet e nevojshme për metoda eksperimentale që do nxisin promovimin e të rinjve, atëherë le t’a ndërtojnë një Teatër të tillë pa “vënë duart” mbi aktualin.
Postimi i saj pa ndërhyrje:
“Drejtuar Ministrise se Kultures, ne lidhje me deklaraten e saj te sotme per shtyp…! Se pari, faleminderit per pergjigjen qe ju kerkuam publikisht.
Se dyti, deklarata juaj eshte krejtesisht e paqarte, duke kaluar nga nje cep ne tjetrin, duke shkruar fjale te shumta, ndoshta me shpresen qe sasia e tyre t’u marre mendjen lexuesve dhe duke bere lojera fjalesh, pa sqaruar vertet problemin qe shkaktoi reagim tek disa prej nesh qe kemi guximin te flasim ne media. Thjesht jeni munduar te “ngjiteni ne xhama”, duke perdorur perkthimin e shprehjes italiane “vi siete arrampicati sui vetri”… asgje me shume se kaq…!
Se treti, keni fyer inteligjencen dhe personin tim (natyrisht edhe te kolegeve te mi, por jam e detyruar te flas vetem per veten ne kete rast), sepse hamendesime dhe trillime une nuk bej kurre, pasi quhem Etrita Ibrahimi dhe i perkas nje familjeje dhe nje shtrese intelektuale tejskajshmerisht te ndershme (term fatkeqesisht arkaik ne territorin shqiptar tashme), e cila me ka rrenjosur ne mendje qe vetem e verteta te ben njeri dhe nuk kam shpikur ndonjehere per askend dhe asgje, ne kete gjysemshekullin e jetes sime!Fatmiresisht nuk i perkas as ndonje partie dhe nuk jam e verbuar as nga qellime perfitimesh politike, prandaj kur shprehem, shprehem me bindje te plote dhe ne mbrojtje te asaj qe eshte jeta ime dhe per te cilen edhe im ate,
Feim Ibrahimi , luftoi ne te gjithe ekzistencen e tij: Muzika…dhe Kultura dhe kjo nuk do te ndryshoje asnjehere. Se fundmi, do te kishte qene me e ndershme nga ana juaj, qe te kishit deklaruar se ka qene nje “qui pro quo”, pasi ministrja nuk e ka shpjeguar siç duhet konceptin e saj per menaxhimin e ardhshem te teatrit (kur tha qe teatri duhet te dale nga varesia totale nga shteti), qe ka gabuar kur tha qe nuk ekzistojne ne bote teatro qe varen nga shteti, etj., etj.
Fjalet e saj jane ne kete video, me ze dhe figure dhe nuk jane trillim i askujt…! Nese doni nje teater qe te mos jete ne varesine e shtetit, hapeni…jam e para qe do t’ju mbeshtes…! Hapeni dhe punesoni te rinjte qe dalin nga Universiteti i Arteve e nuk dine ku te shkojne te punojne por Teatrin e Operes dhe te Baletit e ka bere dhe e ben tjeterkush, prandaj nuk duhet prekur…! Duke uruar vertet qe te kete qene nje shpjegim jo i sakte, apo nje keqkuptim i çuditshem, mbetem ne pritje te zhvillimeve te ardhshme…”, shkruan Ibrahimi./Shqiptarja.com