ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gëte:
Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.
Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri.
Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.
Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.
Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.
Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.
Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.
Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.
ObserverKult