Kur Enver Hoxha detyroi rreth 100 shqiptarë të ndahen me gratë e tyre ruse

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 14 janarit 1962, në ballinë, një shkrim në lidhje me vendimin mizor të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve të martuar asokohe me shtetase ruse, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqiptarët të ndarë nga gratë e tyre ruse

Tiranë, 13 janar

Rreth 100 oficerë dhe nëpunës civilë shqiptarë janë detyruar të ndahen nga gratë e tyre, sepse ato janë me origjinë ruse. Qeveria e Enver Hoxhës dëboi, tre ditë më parë, gratë ruse të martuara me shqiptarët në kohën kur ata ishin studentë në Moskë.

Vetëm disa nga burrat e tyre guxuan të shkonin në aeroport për t’u dhënë lamtumirën e fundit grave të tyre.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lexo edhe:

FJALORI I KODUAR QË PËRDORTE ABDYL FRASHËRI, KUSH E DESHIFROI…

Fjalori i koduar i Abdyl Frashërit

Nga Aurenc Bebja

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit…

Turqi.

Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir:

“Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit…