Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. )
Armik. Armiku im!
Prej teje rashë në gjurmë dhe përfitim
të asaj që kërkoja,
prej teje gjallëroi lënda ime, u zgjua,
u përbetua,
dhe ngashëreu,
kur vrasja shpirtërat mbërtheu.
Oh, në të vërtetë, ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.
Pikërisht ato,
që ne zhvleftësuam
ndërsa rrugës ecëm,
që asnjëherë s’i ditëm,
s’i llogaritëm
turmat
që inerte derdhen
dhe frymë marrin
me injorim,
lanë pasojë
mbi shpirtin tënd,
mbi shpirtin tim.
ObserverKult
Lexo edhe:
O ti, shpirt, ti lider, ti drejtues fryme!
Për ku po më merr kështu? Ku po më shpie?
Ku po shkojmë të dy bashkë duke kryer?
Ndërkohë ngjitem te ti,
ndërsa ti më ngjit.
Ndërtoj në ty, gdhend me ty- ti lartësisht po më ngre
kundrejt qiejve.
Forma e qyteteve në hapësirë
është e vetmja e kapshme
jotja, o shpirt,
ndoshta edhe këto pak vargje që në nxit nervor
që tani po shkruaj…
Poezinë e plotë e gjeni KETU